Themeluar në vitin 1993
[/block_title]
Neço SHPK lindi në vitin 1993, nga pasioni për cilësinë, eksperienca disa vjecare dhe dëshira për të sjellë në Shqipëri dekoret më të vecanta Made in Italy. Gjithçka filloi me fjongot shumëngjyrëshe e shumëformëshe, që shumë shpejt u bënë moda e zbukurimit të makinave të dasmave e ambienteve festive. Ambalazhet për dhurata dhe aksesorët për buqeta në vitet që pasuan, i dhane kompanisë një tjeter dimension në tregun shqiptar. Prej 2007 presim klientët tanë në një hapesire 200 m2 në Tiranë, një dyqan ku asnjëherë nuk mungojnë artikujt më të rinj, ofertat dhe mikpritja. Ne vitin 2013 vendosëm të ndërmarrim një hap më të madh, për të plotësuar cdo nevojë të klientëve tanë: lulet natyrale të prera e të mbjella. Çdo ditë permirësohemi, plotësohemi dhe rinovohemi me artikuj që bëhen pjesë e modes në tregun e dhuratave dhe dekoreve.
Zgjedhim me kujdes lulet e prera dhe bimët nga prodhuesit më të besuar Italianë, hollandeze e me gjerë, për të sjellë pranë jush produkte të freskëta, të shëndetshme e jetëgjata. Importojmë aksesorët e ambalazhet më të bukura të Italisë, përpunojmë produkte me materiale e teknologji Italiane. Kur thua Neco, ke thënë “cilësi”!
Në drejtim të kosto-efektivitetit nuk bejmë kompromise. Falë rrjetit të besuar të prodhuesve e furnitoreve, ne arrijmë gjithmonë të sigurojmë produkte me cmimet më konkurruese në treg.
Dyqanet tona janë të mirënjohura për shërbimin e kulturuar, mikpritjen e humorin e mirë. Porositë janë shumë të rendësishme për ju, sidomos në ditët e festave apo fluksit të shitjeve. Është e rëndësishme që porositë të zbatohen me seriozitet nga furnitori, prandaj ato janë në qendër të vëmendjes tonë, Në sajë të lokalizimit tonë strategjik dhe dedikimit maksimal, edhe dorëzimi i porosisë në biznesin tuaj bëhet në kohë rekord.